Banka e Shqipërisë: Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës

Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës thotë Banka e Shqipërisë, e cila pret që inflacioni mesatar i këtij viti të jetë 2.5%. Rënia e inflacionit në raport me vitet e kaluar ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja dhe zhvlerësimit të valutave. “Goditja mbi çmimet dhe […]

Gusht 15, 2024 - 16:25
 0
Banka e Shqipërisë: Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës

Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës thotë Banka e Shqipërisë, e cila pret që inflacioni mesatar i këtij viti të jetë 2.5%. Rënia e inflacionit në raport me vitet e kaluar ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja dhe zhvlerësimit të valutave.

“Goditja mbi çmimet dhe mbi inflacion që ne kemi përjetuar është diçka që tashmë i pret të shkuarës. Për pjesën e mbetur të këtij viti presim që inflacioni të mbetet në 2.5%, dhe në 2025-ën të arrijë në 3%”, tha Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, thotë se ekonomia e vendit është në ditë të mira, dhe motori kryesor është turizmi.

“Ne konstatojmë një rritje ekonomike solide në nivelin 3.6% dhe në nivelet të tilla edhe në tremujorin e dytë. Kemi përmirësim të punësimit, por edhe rritje të pagave. Presim që kjo rritje të jetë në të njëjtën shifër deri në 2026-ën. Turizmi ka pasur një kontribut në gjysmën e parë të vit, duket që ky trend do të vazhdojë edhe për pjesën tjetër të 2024-ës”, pohon Themeli.

Nga ana tjetër biznese e qytetarë nuk e kanë ndalur kërkesën për kredi, kryesisht në lekë.

“Në këtë pjesë të parë të vitit kredia ka qenë e përqendruar për investime, por ka mbuluar nevojat e familjeve si për blerje banese, por edhe për kredi konsumatore. Kredia predominohet nga rritja e portofolit të kredisë në lekë, e cila aktualisht ka një rritje vjetore prej 20%, por ka një kontribut pozitiv edhe nga rritja e portofolit të kredisë në valutë”, tha Themeli.

Edhe në këtë raport të Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, vihet theksi tek mungesa e fuqisë punëtore në vend, çka është reflektuar me ngadalësim të punësimit, edhe pse pagat vijojnë të rritet për të ruajtur stafet ekzistuese.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.