E rëndë në Tiranë! Po pastronte dritaren e banesës, gruaja humb ekuilibrin dhe bie nga kati i 6-të, ndërron jetë

Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë. Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ajo po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. “Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, […]

Gusht 15, 2024 - 17:15
 0
E rëndë në Tiranë! Po pastronte dritaren e banesës, gruaja humb ekuilibrin dhe bie nga kati i 6-të, ndërron jetë

Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ajo po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, sqaron policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.