Ofertë e parefuzueshme nga Arabia Saudite, Dibala thotë “po” dhe i jep lamtumirën Serisë A

Paulo Dibala ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij në futbollin italian. Shkak është bërë një ofertë e parefuzueshme nga Arabia Saudite, që ka bindur argjentinasin që të kalojë atje tre vitet e ardhshme të karrierës së tij. Dibala ka marrë një ofertë nga Al-Qadsiah, klub i cili i ka propozuar një rrogë fikse […]

Gusht 15, 2024 - 17:40
 0
Ofertë e parefuzueshme nga Arabia Saudite, Dibala thotë “po” dhe i jep lamtumirën Serisë A

Paulo Dibala ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij në futbollin italian. Shkak është bërë një ofertë e parefuzueshme nga Arabia Saudite, që ka bindur argjentinasin që të kalojë atje tre vitet e ardhshme të karrierës së tij.

Dibala ka marrë një ofertë nga Al-Qadsiah, klub i cili i ka propozuar një rrogë fikse prej 20 milionë eurosh në vit, plus bonuse që e çojnë pagesën në total në 65 milionë euro për tre vitet e ardhshme. Një ofertë që nuk mund të refuzohej nga lojtari i cili nuk është më në vitet e tij të arta.

Mediat italiane raportojnë se ai ka thënë “po” dhe është gati të nisë këtë aventurë të re në kampionatin e Ronaldos dhe Benzema, duke u bërë futbollisti i radhës i njohur që transferohet atje për shkak të pagave të larta. Tani mbetet që klubi saudit të gjejë akordin me Romën për transferimin e tij, pasi italianët janë pronarë të kartonit të lojtarit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.