Të gjesh punë në internet, aplikimet online efikase, por rekrutimi tradicional mbetet më i besueshëm

Fasadat e bizneseve, por edhe rrjetet sociale, janë kthyer në një mundësi e mirë për të gjetur staf pune. Me një kërkim të thjeshtë në internet, duket sikur mundësitë për të gjetur një punë janë të shumta, por a është e vërtetë dhe sa preferohet kjo metodë nga të papunët? Emian Muçaj, e cila punon […]

Gusht 15, 2024 - 18:55
 0
Të gjesh punë në internet, aplikimet online efikase, por rekrutimi tradicional mbetet më i besueshëm

Fasadat e bizneseve, por edhe rrjetet sociale, janë kthyer në një mundësi e mirë për të gjetur staf pune. Me një kërkim të thjeshtë në internet, duket sikur mundësitë për të gjetur një punë janë të shumta, por a është e vërtetë dhe sa preferohet kjo metodë nga të papunët?

Emian Muçaj, e cila punon në një kompani rekrutimi, thotë se ëebsitet online janë efikase, por shtimi i portaleve të tilla i bën të pabesueshme. Sot, ndërlidhja më e sigurt mes një punëkërkuesi dhe një punëdhënësi janë kompanitë e rekrutimit.

“Ka platforma që ndihmojnë në gjetjen e punës, por edhe në zhvillimin profesional. Në Shqipëri, tregu është i tejngopur nga këto faqe që shpesh kthehet në çorjentim”, thotë Muçaj.

Gjithmonë e më shumë, punësimi me mik po zhduket ne vendin tonë, ekzistojnë referimet, por secili kandidat kalon në të gjitha procedurat e konkurrimit, në mënyrë që të bëhet përzgjedhja e duhur.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e 4 të vitit 2023, 10.7% e personave mbi 15 vjeç janë të papunë, ndërsa 66,7% janë të punësuar, ndërsa numrin më të lartë të atyre që janë në një marrëdhënie pune e zënë burrat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.