Ukraina merr qytetin rus, Lukashenko kërcënon NATO-n: Nëse preket kufiri jonë, do bëjmë luftë totale

“Nëse kufiri shtetëror i Bjellorusisë do të preket atëherë do të kemi luftë totale”. Kështu është shprehur Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë për televizionin rus. “Nëse kufiri shtetëror i republikës shkelet, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne […]

Gusht 15, 2024 - 19:35
 0
Ukraina merr qytetin rus, Lukashenko kërcënon NATO-n: Nëse preket kufiri jonë, do bëjmë luftë totale

“Nëse kufiri shtetëror i Bjellorusisë do të preket atëherë do të kemi luftë totale”. Kështu është shprehur Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë për televizionin rus.

“Nëse kufiri shtetëror i republikës shkelet, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne nuk e duam këtë. Por nëse ata e bëjnë, atëherë ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Lukashenko, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

Minsku sipas Lukashenkos nuk do të aktivizojë armët bërthamore, nëse askush nuk shkel kufirin shtetëror të Shtetit Federal të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas tij, në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Rusia do të prezantojë menjëherë njësitë e saj në territorin e Bjellorusisë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit rus të Sudzha, më shumë se një javë pasi forcat e tij filluan një inkursion ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.