Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro

Kufizimi i përdorimit masiv të euros për pagesa brenda vendit, sjell pasoja pozitive për ekonominë dhe familjet shqiptare, pasi ulet ekspozimi nga rreziku i luhatjeve në kursin e këmbimit dhe nga ana tjetër, do të ulte informalitetin në këmbimin euro-lekë. “Ne euron nuk e gjejmë vetëm në transaksionet me vlerat e mëdha por edhe në […]

Gusht 15, 2024 - 20:35
 0
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro

Kufizimi i përdorimit masiv të euros për pagesa brenda vendit, sjell pasoja pozitive për ekonominë dhe familjet shqiptare, pasi ulet ekspozimi nga rreziku i luhatjeve në kursin e këmbimit dhe nga ana tjetër, do të ulte informalitetin në këmbimin euro-lekë.

“Ne euron nuk e gjejmë vetëm në transaksionet me vlerat e mëdha por edhe në supermarket, ku është i përcaktuar kursi sipas supermarketit jo sipas atij zyrtar. Në jug 1 euro ta marrin me 90 lekë. Nëse e frenon, mbron nga një anë qytetarët që konvertimin do ta bëjnë në institucionet zyrtare dhe jo në mënyrë informale dhe njëkohësisht rrit edhe kontrollin e tregjeve. Përsa kohë ne në Shqipëri i kemi shpenzimet në lekë, dhe të ardhurat në lekë, shumë i kufizuar është numri i atyre që i kanë në euro, dhe automatikisht për ta mbrojtur ekonominë familjare duhet të paguajmë në lekë. Gjykoj se duhet kufizuar që të mbrohet familja shqiptare që po dëmtohet nga kursi i këmbimit”, shprehet ekspertja ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi thotë për Report TV se kufizimi i pagesave në euro është i mundur, por fillimisht duhet bërë një analizë nga Banka e Shqipërisë. Sipas saj një tavan i arsyeshëm do të ishte 1000 euro, dhe poshtë kësaj vlere të mos lejohen pagesa në monedhën evropiane.

“Ne mund të kufizojmë përdorimin e euros në transaksionet tona. Mund të realizohet pasi është një vendimmarrje bazuar në zhvillimin ekonomik dhe nëse Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet publike patjetër që bëhet. Nëse do të ndërmerret mund të nisë fillimisht me hapa, zvogëlimi i transaksioneve të euros në vlera nën 1000 euro për tu rritur më tej, derisa të vendoset që çdo transaksion të bëhet në monedhën kombëtare. Kështu që nuk është e lehtë ta marrësh një vendim të tillë”, tha Nunaj.

Banka e Shqipërisë ka sqaruar për Report TV se përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.

Tashmë nuk mund të flitet më për një normalitet të ri në kursin e këmbimit. Euro po humbet çdo ditë pikë përballë lekut. Sot po këmbehet me 99.7 lekë, nga 99.8 lekë që ishte.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.