Përfundon dënimi, ja kur rikthehet në fushë Sandro Tonali

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë. Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Njukasëllin do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier League. Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë […]

Gusht 15, 2024 - 20:35
 0
Përfundon dënimi, ja kur rikthehet në fushë Sandro Tonali

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë. Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Njukasëllin do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier League.

Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë më pas Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë me Newcastle. Tashmë është bërë zyrtarizimi i këtij fakti. Ndeshja e fundit e Tonalit në Premier League ishte kundër Crystal Palace më 21 tetor të vitit të kaluar.

Mesfushori italian, i cili mbërriti në Premierligë nga Milani, më 27 gusht do të përfundojë dënimin 10-mujor për përfshirjen e tij në vënien e basteve. Dhe vetëm një ditë më vonë, në 28 gusht, ai do të thirret nga trajneri Eddie Howe. Për shkak të dënimit për vënien e basteve, Tonali qëndroi për 10 muaj larg fushave të futbollit, ku humbi edhe finalet e evropianit me kombëtaren italiane, përveç gjobës prej 20 mijë eurosh dhe rrugës së rehabilitimit të detyrueshëm të nisur nga Tonali me një mjek psikiatër me përvojë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.