2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj, arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara

Shqipëria numëron aktualisht rreth 22 mijë terminale POS. Vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale të reja. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rreth 99% të kësaj shifre totale e përbëjnë terminalet EFTPOS, të cilat përdoren gjerësisht nga bizneset kur qytetarët kryejnë pagesën e blerjeve apo të shërbimeve […]

Gusht 15, 2024 - 21:25
 0
2 mijë terminale të reja POS në 3 muaj, arrin në 369 mln lekë vlera totale e pagesave të realizuara

Shqipëria numëron aktualisht rreth 22 mijë terminale POS. Vetëm në tremujorin e dytë rezulton të jenë shtuar 2 mijë terminale të reja.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rreth 99% të kësaj shifre totale e përbëjnë terminalet EFTPOS, të cilat përdoren gjerësisht nga bizneset kur qytetarët kryejnë pagesën e blerjeve apo të shërbimeve përmes një karte krediti apo debiti.

Për sa i takon numrit të transaksioneve të kryera, gati 1.6 milionë është numri i pagesave të kryera me karta në terminalet POS dhe vetëm 19 tërheqje parash gjatë muajit qershor.  Ndërkohë, përafërsisht 34 mijë transaksione janë kryer për mbushjen, rimbushjen ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike dhe 74 mijë janë pagesa me para elektronike. Në gjysmën e parë të vitit, janë kryer 8.8 milionë pagesa me kartë në terminalet POS.

Ndërkaq 68 milionë lekë ka arritur vlera totale e pagesave të realizuara përmes terminaleve POS në qershor, ndërsa 369 milionë lekë është shuma e përgjithshme në fund të gjashtëmujorit të parë.

Shtimi i këtyre terminaleve përkthehet në një përdorim më të madh të kartave bankare nga qytetarët, duke kontribuar ndër të tjera edhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi.

Sipas SCAN TV

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.