Sezoni turistik, Ndreu: Një nga më të mirët, 20% më shumë turistë se vitin e kaluar!

Një nga sezonet turistike më të mira e ka konsideruar kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu këtë verë. Në një intervistë për RTSH24, Ndreu tha se, sipas përllogaritjeve të deritanishme, numri i turistëve është mbi 20% më i lartë se vitin e kaluar. “Është një nga sezonet më të mira. Shëngjini, Talja ka qenë […]

Gusht 15, 2024 - 22:00
 0
Sezoni turistik, Ndreu: Një nga më të mirët, 20% më shumë turistë se vitin e kaluar!

Një nga sezonet turistike më të mira e ka konsideruar kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu këtë verë. Në një intervistë për RTSH24, Ndreu tha se, sipas përllogaritjeve të deritanishme, numri i turistëve është mbi 20% më i lartë se vitin e kaluar.

“Është një nga sezonet më të mira. Shëngjini, Talja ka qenë në nivelet e duhura për arsye edhe të kontrollit të çmimeve, pastërtisë, rregullit, bashkëpunimit të bashkisë me operatorët turistikë dhe aktorët e tjerë. Janë zhvilluar aktivitete për fëmijë, aktivitete folklorike, i është dhënë mundësia turistëve që të marrin pjesë dhe të ndjehen mirë. Lezha ka një patentë të njohur dhe të vlerësuar nga turistët e huaj, në Lezhë ka restorante që kalon 100 mijë të huaj në vit. Është mbi 20% më tepër, por ne jemi duke mbyllur gushtin dhe më pas  do kemi panoramë të qartë si do ecë. Shumë resorte kanë prenotime edhe për në shtator”, u shpreh ai.

Këtë të enjte u kremtua në Lezhë edhe “Dita e Shtegtareve”, një festë e kthyer në traditë çdo 15 gusht, e cila ju kushtohet emigranteve të këtij rajoni që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ndreu tha se Lezha ka pritur emigrantë nga shumë shtete të botës, nga Amerika në Australi.

Më 15 gusht kulmon, është nata e fundit e organizimit prej 13 ditësh rresht dhe çdo ditë ka ardhur në rritje interesi dhe skema organizative ka qenë ndryshe nga vitet e tjera. Kemi pritur emigrantë nga gjithkund, nga Amerika, Australia, Greqia, Kroacia, Anglia, Italia, Kanadaja. Kam pas në zyrën time emigrantë nga të gjithë shtetet. Në bashkëbisedim me ta, ata e shikojnë qartë ndryshimin.  Ka edhe shumë turistë që vijnë”, tha Ndreu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.