I mori pronarit të një lokali 10 mijë euro nën kërcënimin se do t’i mbyllte biznesin, ky është kryekomisari i arrestuar sot në Durrës

Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e sotme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me

Gusht 15, 2024 - 22:40
 0
I mori pronarit të një lokali 10 mijë euro nën kërcënimin se do t’i mbyllte biznesin, ky është kryekomisari i arrestuar sot në Durrës

Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e sotme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me SPAK.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Preçit i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dyshohet se Preçi, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një klub nate pranë Urës së Dajlanit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.