“Ekonomia po rritet”, Raporti i BSH-së: U gjeneruan më shumë para për familjet e bizneset

Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare. Kjo u bë e ditur nga raporti i tremujorit vitin 2024 nga Banka e Shqipërisë. Sipas drejtorit Erald Themeli, rikthimi i stabilitetit të çmimeve në […]

Gusht 15, 2024 - 22:45
 0
“Ekonomia po rritet”, Raporti i BSH-së: U gjeneruan më shumë para për familjet e bizneset

Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare. Kjo u bë e ditur nga raporti i tremujorit vitin 2024 nga Banka e Shqipërisë.

Sipas drejtorit Erald Themeli, rikthimi i stabilitetit të çmimeve në vend, pas një periudhe dyvjeçare me inflacion të lartë, lehtëson kostot e jetesës së familjeve dhe krijon një ambient më transparent për investimet afatgjata të bizneseve.

Ndërkohë që sfidat e zhvillimit nuk mungojnë,  tha Themeli presim një rritje të mëtejshme dhe të qëndrueshme të aktivitetit ekonomik gjatë viteve në vazhdim.

Nuk kemi dëmtuar nëpërmjet normalizimit politikës monetare, trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe po ashtu nuk kemi pasur pasoja negative në drejtim të stabilitetit financiar. Ky kujdes që ne kemi ndjekur në politikën tonë monetare do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Themeli.

Kjo është edhe arsyeja, sipas Themelit që Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.