Agjentja e shërbimit sekret braktisi Trump për të ushqyer me gji fëmijën

Shërbimi Sekret po heton një raport që thotë se një agjente la pozicionin e saj në një prej takimeve të ish-Presidentit Donald Trump. Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, tha se “të gjithë punonjësit e Shërbimit Sekret të SHBA-së mbahen sipas standardeve më të larta. Ndërsa nuk pati asnjë ndikim në ngjarjen e […]

Gusht 15, 2024 - 22:55
 0
Agjentja e shërbimit sekret braktisi Trump për të ushqyer me gji fëmijën

Shërbimi Sekret po heton një raport që thotë se një agjente la pozicionin e saj në një prej takimeve të ish-Presidentit Donald Trump.

Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, tha se “të gjithë punonjësit e Shërbimit Sekret të SHBA-së mbahen sipas standardeve më të larta. Ndërsa nuk pati asnjë ndikim në ngjarjen e Karolinës së Veriut, specifikat e këtij incidenti po shqyrtohen duke qenë se kjo është një çështje personeli, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej”.

Reagimet vijnë pasi korrespondentja e RealClearPolitics, Susan Crabtree tha se një agjente femër e Shërbimit Sekret braktisi pozicionin e saj në mitingun e fushatës së ish-presidentit Donald Trump, “për të ushqyer me gji fëmijën e saj”. Por agjentja, sipas raportimeve nuk kishte marrë leje, apo kishte njoftuar kolegët.

Nga raportimet, agjentja ishte duke ushqyer me gji fëmijën e saj në një dhomë që supozohet të ishte veçuar për punë të rëndësishme zyrtare të Shërbimit Sekret, pra një emergjencë e mundshme që lidhet me presidentin.”

Crabtree vuri në dukje se një agjent i Shërbimit Sekret në detyrë nuk lejohet të sjellë fëmijët në një detyrë mbrojtëse. Ajo tha se burimet i thanë asaj se agjentja, e cili ishte nga zyra e terrenit në Atlanta, shoqërohej nga dy anëtarë të tjerë të familjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.