I mori pronarit të një lokali 10 mijë euro nën kërcënimin se do t’i mbyllte biznesin, ky është Kryekomisari i arrestuar
Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e djeshme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me SPAK. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Preçit i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dyshohet se […]
Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës është arrestuar mbrëmjen e djeshme në flagrancë nga AMP në bashkëpunim me SPAK.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Preçit i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dyshohet se Preçi, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për një klub nate pranë Urës së Dajlanit.
Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
/a.r
What's Your Reaction?