Akuzohet se tentoi të rrëmbejë dy vajza të mitura, 23-vjeçari shqiptar në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm

SHBA– Një 23-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme rrezikon burgim të

Gusht 16, 2024 - 08:40
 0
Akuzohet se tentoi të rrëmbejë dy vajza të mitura, 23-vjeçari shqiptar në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm

SHBA– Një 23-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme rrezikon burgim të përjetshëm.

Sipas medieve të huaja, 23-vjeçari, Endi Bala, ka tentuar që të rrëmbejë një vajze 7 vjeçare në Sterling Heights dhe një tjetër, të moshës 15 vjeçe në Clinton Township, Michigan.

Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights të martën pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe tentoi ta fusë në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.

Rreth një orë para arrestimit, një tjetër denoncim kishte mbërritur në polici, se një djalë kishte tentuar të rrëmbente një 15-vjeçare, tha në një deklaratë për shtyp Departamenti i Policisë së Township Clinton. Vajza po ecte në rrugën Clinton River Road.

Ai dyshohet se ka kapur kokën dhe qafën e vajzës dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij, sipas prokurorëve. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe më pas kanë njoftuar autoritetet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.