Aksident i rëndë në Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë (FOTO)

Një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur për rreth 80 metra duke përfunduar në humnerë. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 fshatin Shushicë në afërsi të digës së HC të Banjës në Gramsh. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar ka […]

Gusht 16, 2024 - 09:55
 0
Aksident i rëndë në Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë (FOTO)

Një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur për rreth 80 metra duke përfunduar në humnerë.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 fshatin Shushicë në afërsi të digës së HC të Banjës në Gramsh.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar ka shpëtuar pa dëmtime serioze, ndërsa automjeti është shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar vetë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, ndërsa i dëmtuari është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.