Fluks pushuesish nga Kosova në Morinë, mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje

Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar. Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova. Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë […]

Gusht 16, 2024 - 10:05
 0
Fluks pushuesish nga Kosova në Morinë, mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje

Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar. Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.

Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.

Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë nuk raportohen radhë në kufi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.