Koha për pendesë si e vrasësve me pagesë!

Nga Denis Dyrnjaja Ashtu si në botën e krimit ku dialektika i vendos rrethanat dhe individët në një moment të caktuar kohe që t’i nënshtrohen realiteteve dhe rrethanave duke kuptuar se versioni më i mirë për pjesën e mbetur të jetës është pendesa, edhe në poktikë mund të ndodhë i njëjti fenomen pendesa përballë popullit. […]

Gusht 16, 2024 - 10:25
 0
Koha për pendesë si e vrasësve me pagesë!

Nga Denis Dyrnjaja

Ashtu si në botën e krimit ku dialektika i vendos rrethanat dhe individët në një moment të caktuar kohe që t’i nënshtrohen realiteteve dhe rrethanave duke kuptuar se versioni më i mirë për pjesën e mbetur të jetës është pendesa, edhe në poktikë mund të ndodhë i njëjti fenomen pendesa përballë popullit. Do të ishte një akt i mirëpritur dhe kontribut i madh për shoqërinë nëse aktorët e shumë akteve, skenarëve e ngjarjeve të rëndësishme në vend se të akuzonin ndërsjellë njëri tjetrin, të hapnin letrat e të vërtetave, pra t’i nënshtroheshin pendesës.

Psh Ilir Meta aktualisht President i Partisë së Lirisë, ish President, Ish Kryetar Parlamenti e ish Kryeministër i këtij vendi po akuzohet publikisht nga Lulzim Basha si njeriu i pazareve me bllok në dorë. Dhe Basha e akuzon Metën se ka “ngrënë” e përfituar në kurriz të Partisë Demokratike ndaj distancimi ndaj tij është i domosdoshëm thotë ai. Në këto kushte nëse jemi vërtet në ciklin e ndërgjegjes, Ilir Meta nuk ka nevojë të reolikojë apo të ironizojë me Bashën, por mjafton të tregojë cili ishte roli dhe ndërhyrja e tij e rëndësishme te ish Kryetari i KQZ Arben Ristani në zgjedhjet lokale të Vitit 2011 për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të Bashës që i kishte humbur faktikisht zgjedhjet lokale përballë Edi Ramës, deri kur u mor vendimi për të quajtur të vlefshme edhe ato fletë votimi që ishin cilësuar të pavlefshme e që përmbysën rezultatin në favor të Bashës edhe në prezencë të Ambasadorit Amerikan të kohës.

A shkoi ndonjë “valixhe” në zyrën e Ristanit dhe çfarë kishte brenda saj, para cash, dokumenta apo diçka tjetër? Cili ishte qëndrimi i Ristanit përballë këtij fakti dhe pse refuzoi ai valixhen?! A i fitoi realisht zgjedhjet lokale për kryetar bashkie asokohe Lulzim Basha apo iu dhurua rezultati falë një kombinacioni të disa aktorëve të fuqishëm të politikës dhe biznesit që ishin të interesuar që Bashkinë e Tiranës ta merrte PD me çdo kusht? Cili ishte roli i të ndjerit Sokol Olldashi për ndikimin e rezultatit në favor të Bashës në KQZ?

Pikërisht të Lulzim Bashës që më pas “deformoi” zgjedhjet për kryetar PD-je kundër z Olldashi dy vjet më pas në 2013-ën kur koalicioni me ish LSI u shpërbë e Berisha dha dorëheqjen si kryeministër e si kryetar partie pas humbjes dërmuese në zgjedhje me 1 milion vota. Është koha e të vërtetave jo e gjysmë të vërtetave. z Meta o flit o hesht për ato pazare të bëra në favor të Lul Bashës me qëllim që të ngrihej e bëhej lider i opozitës dhe me perspektivë kryeministër i vendit.

Ai po ju akuzon sot si njeri i pazare të errëta me bllok në dorë, atëherë tregoni dhe ju te vërtetat tuaja sikurse ai po tregon të vërtetat e tij duke iu implikuar juve. Një ditë qelbi politik do plasë e të vërtetat do të mësohen dhe kjo është e shëndetshme edhe për shoqërinë edhe për demokracinë.

Është koha që dikush të hapë gojën e dikush bllokun e shënimeve e të tregojë të vërtetat e inskenimeve dhe trillimeve. Ndryshe të gjitha gjysmëakuzat dhe shantazhet me kode janë një betejë që nuk i shërbejnë publikut por interesave të politikës së ditës të menaxherëve të pisllëkut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.