“Përfituesit nga gjashtë ministri”, kreditë e buta për administratën, mbyllen aplikimet

Mbyllet afati i aplikimeve për përfituesit e kredisë së butë. Në 30 ditë kanë aplikuar 1 752 punonjës të administratës publike për këtë kredi lehtësuese në blerjen e banesave. Edhe në vitin e dytë të kësaj skeme, punonjësit e administratës kanë aplikuar në portalin e-Albania nga 15 Korriku deri në 15 Gusht. Pas kësaj faze, […]

Gusht 16, 2024 - 11:10
 0
“Përfituesit nga gjashtë ministri”, kreditë e buta për administratën, mbyllen aplikimet

Mbyllet afati i aplikimeve për përfituesit e kredisë së butë. Në 30 ditë kanë aplikuar 1 752 punonjës të administratës publike për këtë kredi lehtësuese në blerjen e banesave.

Edhe në vitin e dytë të kësaj skeme, punonjësit e administratës kanë aplikuar në portalin e-Albania nga 15 Korriku deri në 15 Gusht.

Pas kësaj faze, do të nisë përzgjedhja me vlerësimin sipas një sistemi pikëzimi të paracaktuar. Përfitues final do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës.

Më 19 Qershor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për 300 kuotat për kredi të lehtësuara për administratën publike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.