Kredia sovrane: Qeveria planifikoi 40 mln Euro në buxhet për të ndihmuar sektorin fason

Qeveria i erdhi në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, duke ndryshuar që në muajin shkurt buxhetin e vitit 2024. Qeveria tha se ky sektor duhet të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin. Duke qenë një çështje e mprehtë […]

Gusht 16, 2024 - 11:35
 0
Kredia sovrane: Qeveria planifikoi 40 mln Euro në buxhet për të ndihmuar sektorin fason

Qeveria i erdhi në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, duke ndryshuar që në muajin shkurt buxhetin e vitit 2024. Qeveria tha se ky sektor duhet të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.

Duke qenë një çështje e mprehtë për biznesin, instrumenti i qeverisë u diskutua gjerësisht edhe në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ku u bënë me dije detaje se si do të funksionojë garancia sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin fason. Ishte fjala për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 6-9 muaj, që solli një diskutim të thelluar me Guvernatorin dhe Bankën e Shqipërisë dhe një plan të përbashkët për nxitjen e kreditimit.

Por nuk ka zhvillim të ri, të paktën deri në fund të korrikut.

Burime nga sektori i regjimit të përpunimit aktiv i thanë RTSH-së se deri tani është dhënë vetëm një kredi. Vetëm 6 nga 11 banka kanë firmosur për zbatimin e kësaj mase. Shumica e bankave nuk janë të gatshme për të pritur aplikime nga bizneset.

Burime nga Ministria e Financave thonë se procesi ka ngecur për shkak se bankat nuk janë dakord me normën e interesit prej 1.5% që do aplikohet për kreditë që do marrë ky sektor.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhej se aplikimet për të përfituar nga garancia sovrane duhet të bëhen para datës 31 tetor 2024 dhe, kontratat për miratimin e huasë nga 11 bankat tregtare do të  nënshkruhen jo më vonë se 31 dhjetor i këtij viti.

Të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të marrë këtë kredi që do të ketë normë interesi deri 1.5%, dhe pa pagesë principali për 6 muajit e parë kur është për blerje lënde të parë dhe 9 muaj kur është për investime, nuk do mund të marrin më shumë se 100 milionë lekë.

Bizneset pas marrjes së kredisë, kur është për investim kanë 7 vite kohë ta shlyejnë, ndërsa kur është për blerje lënde të parë duhet ta kthejnë brenda 3 vitesh. Shoqata Shqiptare e Bankave nuk kishte një informacion për këtë kreditim, ndërsa u shpreh se informacioni duhej marrë nga bankat e nivelit të dytë, të përfshira në këtë instrument kreditimi.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.