Trafik i rënduar pranë urës së Drinit, fluksi i pushuesve krijon radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Kjo e premte shënoi një tjetër fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks krijoi kolona të gjata mjetesh në afërsi të urës mbi Drin për shkak të ngushtimit të rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënia në funksion të Urës së Re. Mund të cilësohet ndër ditët më të […]

Gusht 16, 2024 - 11:45
 0
Trafik i rënduar pranë urës së Drinit, fluksi i pushuesve krijon radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Kjo e premte shënoi një tjetër fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks krijoi kolona të gjata mjetesh në afërsi të urës mbi Drin për shkak të ngushtimit të rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënia në funksion të Urës së Re.

Mund të cilësohet ndër ditët më të ngarkuara me trafik mjetesh nga Kosova në Shqipëri. Qytetarëve të Kosovës u është dashur të presin për disa kohë për të përshkuar 3 kilometra rrugë në afërsi të urës mbi Drin.

Ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi në afërsi të urës krijoi radhë të gjata mjetesh.

Policia Rrugore u përpoq të menaxhonte trafikun e rënduar në hyrje të urës së vjetër, por pa mundur të shmangë kolonat e gjata të mjeteve.

Ura e re mbi Drin ende nuk është vënë në funksion për qarkullimin e mjeteve duke bërë që edhe ky sezon veror të ketë të njejtat problematika të trafikut qoftë në mëngjes, por edhe në mbrëmje në këtë segment rruge.

Të dhënat zyrtare nga policia e kufirit flasin për 36.852 qytetare dhe 11.688 mjete që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit nga ora 8 e mëngjesit të së enjtes deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të premteje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.