Në 2021 u arrestua se lejoi kultivimin e drogës, më pas u bë shef anti-droge, të pathënat e Kryekomisar Gazmir Preçit
Durrës – Zyrtari i lartë policor Gazmir Preçi u arrestua dje (15 gusht( nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila prej më shumë
Durrës – Zyrtari i lartë policor Gazmir Preçi u arrestua dje (15 gusht( nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila prej më shumë se një jave kishte ngritur planin e operacionit dhe organizoi skemën për ta kapur në grackë.
Gazmir Preçi me detyrë shef Antidroge, akuzohet se kishte kërcënuar një biznesmen se do t’i mbyllte biznesin (klub nate) tek Ura e Dajlanit pasi sipas tij këtu punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin. AMP menjëherë sapo regjistroi denoncimin i’u drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pasi prokurori i Strukturës së Posaçme dha autorizimin, Agjencia e Mbikqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave. Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.
Preçi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier, caktoi masa sigurimi personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër të cilët kishin lejuar mbjelljen e drogës buzë lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe emri i Gazmir Preçit, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Preçi kishte mbajtur postin e shefit të komisariatit në policinë e Mallakastrës.
Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë kishin shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.
Masat e sigurisë në vitin 2021
-Komisar Elvin Karaj, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– N/Komisar Endrit Vika, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor Ermal Beharaj., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor Erlind Likaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Inspektor Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.
– Komisar Gazmir Preci, në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor Ylli Koreveshaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
– Inspektor Irfan Bajramaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër
/vizionplus.tv
What's Your Reaction?