Niveli i Liqenit të Fierzës në rënie – Ndikim thatësira, 15 metër larg pikës maksimale

Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të temperaturave të larta është shënuar rënie në nivelin e ujit në liqenin e Fierzës që po shkon çdo ditë drejt zbrazjes së plotë. Thatësira e tej zgjatur ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit me 15 metra. Niveli […]

Gusht 16, 2024 - 13:50
 0
Niveli i Liqenit të Fierzës në rënie – Ndikim thatësira, 15 metër larg pikës maksimale

Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të temperaturave të larta është shënuar rënie në nivelin e ujit në liqenin e Fierzës që po shkon çdo ditë drejt zbrazjes së plotë. Thatësira e tej zgjatur ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit me 15 metra. Niveli në liqen ka arritur në 281 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.

“Pika e vdekjes” së hidrocentralit të Fierzës është 242 m mbi nivelin e detit ndërsa ujë mblëdhesit më të madh në vend i mungon pothuajse dy e treta e sasisë së përgjithshme të ujit. Fierza në nivelin maksimal, në 296 metra mbi nivelin e detit ka një kapacitet prej 2,7 miliardë metër kubë ujë.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë shumë të pakta 40 metër kub ujë për sekondë ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës punon me dy turbina. Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH-in që të alternojë punën me Komanin dhe me Vaun e Dejës Ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike e nevojave për konsum sigurohet përmes importit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.