U godit me thikë pak ditë më parë, babai i Lamine Yamal flet nga spitali: E pashë veten mes jetës dhe vdekjes

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui vazhdon të jetë i shtruar në spital në Badalona. Kujtojmë që Mounir u godit me thikë të mërkurën në një parking në Mataro. Teksa së fundmi, babai i futbollistit të talentuar ka folur nga ambientet e spitalit për “Mundo Deportivo”. Mounir tregon që momentalisht është mirë, por nuk mohon […]

Gusht 16, 2024 - 14:05
 0
U godit me thikë pak ditë më parë, babai i Lamine Yamal flet nga spitali: E pashë veten mes jetës dhe vdekjes

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui vazhdon të jetë i shtruar në spital në Badalona. Kujtojmë që Mounir u godit me thikë të mërkurën në një parking në Mataro.

Teksa së fundmi, babai i futbollistit të talentuar ka folur nga ambientet e spitalit për “Mundo Deportivo”. Mounir tregon që momentalisht është mirë, por nuk mohon që ishte shumë i frikësuar, duke theksuar që ishte mes jetës dhe vdekjes.

“Faleminderit zotit jam shumë më mirë, thjesht më ulën në tokë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj. E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë, si çdo qënie njerëzore”, ishin fjalët e babait të Lamine Yamal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.