Kremlini akuzon Perëndimin: Ështe i përfshirë në operacionin e Ukrainës në Kursk

Një ndihmës i Kremlinit ka akuzuar Perëndimin për përfshirje të drejtëpërdrejtë në operacionin e Kurskut. Sipas tij, forcat speciale të Natos dhe shteteve

Gusht 16, 2024 - 15:45
 0
Kremlini akuzon Perëndimin: Ështe i përfshirë në operacionin e Ukrainës në Kursk

Një ndihmës i Kremlinit ka akuzuar Perëndimin për përfshirje të drejtëpërdrejtë në operacionin e Kurskut.

Sipas tij, forcat speciale të Natos dhe shteteve perëndimore kishin planifikuar së bashku me Ukrainën futjen e kësaj të fundit në territorin rus. SHBA ka mohuar më herët të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina për inkursionin e saj.

Ndërkohë pas 11 ditësh, përparimi i Ukrainës në Rusi është ngadalësuar dhe ka të ngjarë që së shpejti të ndalet.Rreth 50 kilometra brenda tokës ruse, focat ukrainase do të përballen me vështirësi logjistike për të përparuar edhe më tej.

Nga ana tjetër ushtria ruse ka kryer disa sulme në rajonin lindor Donjeck të Ukrainës. Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve dhe pesë të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në këtë zonë.

Autoritetet e Kievit kanë urdhëruar civilët të përshpejtojnë evakuimin në një tjetër zonë në afërsi të kufirit pasi ushtria ruse po afrohet me shpejtësi.

Inkursioni i Kurskut në tokën ruse është ofensiva më e madhe ukrainase që prej nisjes së luftën në 2022. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.