Aeroturizmi, risia e ofertës turistike të Gjirokastrës, çfarë duhet të dini!

Aeroturizmi tashmë është një tjetër aset që i shtohet ofertës turistike të Gjirokastrës. Piloti italian Massimiliano Chianti ka ulur në aerodromin e Gjirokastrës avionin e parë për qëllime turistike. Përshtypjet e para janë shumë pozitive edhe sa i përket bukurive natyre, aq edhe kushteve të pistës në ulje dhe pozicionit të saj. Sipas pilotit italian […]

Gusht 16, 2024 - 17:35
 0
Aeroturizmi, risia e ofertës turistike të Gjirokastrës, çfarë duhet të dini!

Aeroturizmi tashmë është një tjetër aset që i shtohet ofertës turistike të Gjirokastrës. Piloti italian Massimiliano Chianti ka ulur në aerodromin e Gjirokastrës avionin e parë për qëllime turistike.

Përshtypjet e para janë shumë pozitive edhe sa i përket bukurive natyre, aq edhe kushteve të pistës në ulje dhe pozicionit të saj.

Sipas pilotit italian që viziton vendet turistike me avionin e tij, janë me qindra dhe mijëra pilotë të tjerë si ai që kanë planifikuar të vizitojnë Gjirokastrën, por që duhen krijuar disa lehtësira pasi edhe pse avionë të vegjël turistik, janë të detyruar fillimisht të ulen në Rinas mes trafikut të rënduar për t’u ringritur sërish për në Gjirokastër.

Aerodromi i Gjirokastrës tashmë është i certifikuar për të pritur avionë të përmasave të vogla dhe ato sportive, por është ende larg infrastrukturës dhe kushteve të nevojshme për të shtuar kapacitetet e ulje-ngritjeve dhe furnizmit të avionëve me karburant.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.