VIDEO/ Parlamenti turk kthehet në arenë boksi, deputetët përleshen fizikisht me njëri-tjetrin

Parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi këtë të premte, ku deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht një deputet i opozitës u

Gusht 16, 2024 - 19:05
 0
VIDEO/ Parlamenti turk kthehet në arenë boksi, deputetët përleshen fizikisht me njëri-tjetrin

Parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi këtë të premte, ku deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Fillimisht një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.

Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.

Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.