Nuk ka “tym të bardhë” në Doha, Izraeli sulmon Gazën me raketa

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar përsëri, por priten që të takohen përsëri javën që vjen. Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet […]

Gusht 16, 2024 - 19:20
 0
Nuk ka “tym të bardhë” në Doha, Izraeli sulmon Gazën me raketa

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar përsëri, por priten që të takohen përsëri javën që vjen. Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet midis palëve në një mënyrë që mund të lejonte zbatimin e shpejtë të një marrëveshjeje.

“Tani është vendosur rruga për atë rezultat, duke shpëtuar jetë, duke sjellë lehtësim për popullin e Gazës dhe duke ulur tensionet rajonale”, thanë ata në deklaratë.

Gjasat për arritjen e një marrëveshje janë shumë të pakta. Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, pretendon se nuk ka pasur shenja pozitive nga bisedimet në Doha.

“Ndërmjetësuesit ende po flasin për plotësimin e boshllëqeve, por është e qartë se pala izraelite po shton më shumë kushte, duke folur për çështje të reja”, tha Hamdan.

Hamdan hodhi poshtë mundësinë që Izraeli të mbajë kontrollin e sigurisë mbi Korridorin e Filadelfias të Gazës, duke thënë se Hamasi vazhdon të bëjë thirrje për një “tërheqje të plotë” nga Rripi i Gazës, për të cilin më parë kishte marrë garanci nga ndërmjetësit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dhjetëra kolonë izraelitë, disa të veshur me maska, sulmuan një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke djegur makina dhe duke vrarë të paktën një person, thanë autoritetet palestineze.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan makina dhe shtëpi të djegura pas sulmeve. Shtëpia e Bardhë tha se sulmet e së enjtes nga kolonët ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor ishin “të papranueshme dhe duhet të ndalen”.

“Autoritetet izraelite duhet të marrin masa për të mbrojtur të gjitha komunitetet nga dëmtimi, kjo përfshin ndërhyrjen për të ndaluar një dhunë të tillë dhe mbajtjen para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të dhunës së tillë”, shtoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Sulme ka pasur edhe në Gaza ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.