Zjarri merr përmasa të frikshme në Mallakastër, banorët drejt evakuimit! Shkrumbohen dhjetëra hektarë pisha dhe ullinj

Zjarri masiv që ka përfshirë fshatin Çerrilë të Mallakastrës, deri më tani ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Flakët po ashtu kanë djegur mbi 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish. Për shkak të situatës së rënduar, […]

Gusht 16, 2024 - 21:10
 0
Zjarri merr përmasa të frikshme në Mallakastër, banorët drejt evakuimit! Shkrumbohen dhjetëra hektarë pisha dhe ullinj

Zjarri masiv që ka përfshirë fshatin Çerrilë të Mallakastrës, deri më tani ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Flakët po ashtu kanë djegur mbi 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish.

Për shkak të situatës së rënduar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile Haki Çako ka urdhëruar që, nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.

Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj po luftohet me flakët por zjarri ndihmohet nga era e fortë që fryn në këtë zonë. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa për në bagëti ende nuk ka të dhëna ekzakte.

Zjarri vijon prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa aksioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet si nga toka ashtu edhe nga ajri. Në vendngjarje ndodhen mjete të shumta zjarrfikëse, si dhe forca të policisë dhe ushtrisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.