Ndahet nga jeta Nënkoloneli i Forcave të Armatosura (EMRI)

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura. Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura. Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në […]

Gusht 16, 2024 - 21:35
 0
Ndahet nga jeta Nënkoloneli i Forcave të Armatosura (EMRI)

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura. Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta.

Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura.

Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare.

“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku!”, shkruan ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu në Facebook.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.