I cilësoi mashtrim, por Donald Trump ka 1 milion dollarë pasuri në kriptomonedha

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka më shumë se 1 milion dollarë të pasurisë së tij në kriptomonedha. Pasuria e Trump në kriptovaluta vlerësohet të jetë midis 1 dhe 5 milion dollarë. Trump më parë i ka cilësuar kriptovalutat si “mashtrim”, por pas publikimit të të dhënave mbi pasurinë e tij ka ndryshuar qëndrimin në publik […]

Gusht 17, 2024 - 09:10
 0
I cilësoi mashtrim, por Donald Trump ka 1 milion dollarë pasuri në kriptomonedha

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka më shumë se 1 milion dollarë të pasurisë së tij në kriptomonedha. Pasuria e Trump në kriptovaluta vlerësohet të jetë midis 1 dhe 5 milion dollarë.

Trump më parë i ka cilësuar kriptovalutat si “mashtrim”, por pas publikimit të të dhënave mbi pasurinë e tij ka ndryshuar qëndrimin në publik rreth tyre.

Ndryshimi erdhi pas presionit të industrisë dhe shenjave se promovimi i zhvillimit të kriptomonedhave është diçka që tërheq një audiencë të madhe të votuesve, të cilët janë të rinjtë aktivë në ekonomi dhe në bursë.

Në veçanti, kur u pyet për këtë ndryshim, Trump iu përgjigj Bloomberg se “nëse nuk e bëjmë ne, Kina do ta bëjë”.

Sakaq, sipas formularit të deklarimit të pasurisë që u publikua të enjten të dhënat financiare tregojnë se Trump fitoi më shumë se 300,000 dollarë edhe nga shitja e Biblave.

Sipas sajtit, është “The Greenwood Bible”, që shitet për 59,99 dollarë dhe përfshin një kor të shkruar me dorë për këngën “God Bless the USA” nga këngëtari i muzikës “Country”, Lee Greenwood. Ekziston gjithashtu një kopje e botimit të kufizuar që thuhet se është e nënshkruar nga Trump që mund të blihet për 1000 dollarë.

Ndërkohë, vlera e Truth Social, platformës së mediave sociale dhe kompanisë mediatike të Trump, Trump Media & Technology Group Corp, është më shumë se 50 milionë dollarë, duke u dyfishuar pasi vitin e kaluar u vlerësua diku midis 5 dhe 25 milionë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.