EMRI/ I riu shqiptar kapet me “të bardhë” në Itali, policia e arreston, gjykata e lë të lirë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në datën 15 gusht, kurse gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe

Gusht 17, 2024 - 09:45
 0
EMRI/ I riu shqiptar kapet me “të bardhë” në Itali, policia e arreston, gjykata e lë të lirë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në datën 15 gusht, kurse gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe shitje të kokainës.

Autoritetet publikuan edhe emrin e të dyshuarit, Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte.

Media e vendin fqinj raporton se ai u ndalua orët e vona të së enjtes, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio. I riu doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja Alessandra De Marco aprovoi masën e shtrëngimit me izolim në banesë, e kërkuar edhe nga prokurori.

Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Megjithatë, arsyetimi nuk u konsiderua i besueshëm nga gjyqtarja, e cila konfirmoi “indikacionet e rënda të fajit ndaj tij”.

Kurse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokatja Arselinda Soshi, u përpoq të vinte në dyshim vlefshmërinë e dokumenteve hetimore. Në përfundim u vendos izolimi në banesë dhe refuzimi i lejes që shqiptari të shkonte në punë.

24-vjeçari u ndalua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për festën e “Ferragosto-s”. Policia njoftoi se hetimet janë ende aktive për rastin, “për të rindërtuar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës dhe zhvillime të mëtejshme që mund të përfshijnë subjekte të tjera nuk mund të përjashtohen”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.