E ardhmja e Kumbullës në La Liga, mbrojtësi i kombëtares “fluturon” në Barcelonë

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë kampionati spanjoll. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane. Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Romës dhe me shumë gjasa ai do të jetë largimi i radhës nga kryeqytetasit. Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos Fabrizio Romano, që me anë të […]

Gusht 17, 2024 - 13:05
 0
E ardhmja e Kumbullës në La Liga, mbrojtësi i kombëtares “fluturon” në Barcelonë

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë kampionati spanjoll. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane.

Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Romës dhe me shumë gjasa ai do të jetë largimi i radhës nga kryeqytetasit.

Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos Fabrizio Romano, që me anë të një postimi, tregoi se Kumbulla do të transferohet në La Liga dhe sipas tij, klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanyol-in për të huazuar të paktën për një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Mungojnë vetëm detajet e fundit që Kumbulla të firmos kontratën dhe të nisë një aventure të re në elitën e futbollit spanjoll.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.