GJED pranon për shqyrtim çështjen e dytë për mesazhet e koduara (EncroChat)

Nga Gurali Brahimllari, avokat Në dy shkrime te datave 12 dhe 13 Gusht 2024, te publikuara ne paltformën EUCRIM jane dhënë konsiderata mbi Vendimin e GJED të shpallur në datë 30/04/2024, duke bërë të  ditur edhe faktin se GJED, në datën 19 prill 2024, ka regjistruar zyrtarisht çështjen e dytë EncroChat të paraqitur nga Gjykata […]

Gusht 17, 2024 - 13:55
 0
GJED pranon për shqyrtim çështjen e dytë për mesazhet e koduara (EncroChat)

Nga Gurali Brahimllari, avokat

Në dy shkrime te datave 12 dhe 13 Gusht 2024, te publikuara ne paltformën EUCRIM jane dhënë konsiderata mbi Vendimin e GJED të shpallur në datë 30/04/2024, duke bërë të  ditur edhe faktin se GJED, në datën 19 prill 2024, ka regjistruar zyrtarisht çështjen e dytë EncroChat të paraqitur nga Gjykata Rajonale e Berlinit(Landgericht Berlin ) në Gjermani.

Sqarojmë se EUCRIM është një platformë e Institutit Max Planck për Studimin e Krimit, Sigurisë dhe Ligjit, Freiburg/Gjermani dhe bashkëfinancohet nga Komisioni Evropian, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), ndërsa shkrimet e plota mund të gjenden në linkun https://eucrim.eu/neës/ecj-ruled-in-encrochat-case/

Në vendimin e shpallur në datën 30/04/2024, përpos vleresimin e transkripteve si rezultate të përgjimeve të kryera në kohë reale, Gjyqtarët në Luksemburg theksuan se, Direktiva UEH, garanton shqyrtimin gjyqësor të pajtueshmërisë së mënyrës së marrjes së tyre,  me të drejtat themelore të personave të dyshuar. Prandaj, GJED, përcaktoi se është e nevojshme që të hetuarit dhe mbrojtja e tyre, duhet të jetnë “në gjendje të komentojnë në mënyrë efektive mbi atë pjesë të provës që ka të ngjarë të ketë një ndikim mbizotërues në gjetjet e faktit”. Nëse i dyshuari dhe mbrojtaj e tij pengohen për realizimin e kësaj të drejte, Gjykata Kombëtare imponohet, jo vetëm   të konstatojë shkeljen serioze të së drejtës për një gjykim të drejtë, por  edhe të përjashtojë këto prova (transkripmetet) nga fashikulli i gjykimit.

Sipas kërkesës së dytë, të paraqitur pranë GJED-se,  në nëntor 2023, del se problemet që shtrohen për zgjidhje nga Gjykata Rajonale e Berlinit, janë në plotësism të pyetjeve të rastit të parë. Sipas disa veçorive të një çështje tjetër penale (trafik i lendeve narkotike), hetimet e së cilës bazohen në transkriptet e bisedave në Encrochat, kjo Gjykatë ka nxjerrë në fillim disa referenca mbi opercionin EncroChat, duke evidentuar se:

  • Ky operacion u koordinua qëllimisht nga agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit;
  • Ai synonte me dashje edhe mbikëqyrjen e përdoruesve jashtë territorit të Francës;
  • Përgjimi shtrihej tek personat ndaj të cilëve nuk kishte absolutisht asnjë dyshim konkret për përfshirje në krime apo në organizata kriminale.

Në rastin e paraqitur për shqyrtim në GJED(ashtu si edhe në rastin e ndërhyrjes në platformën SkyECC) del se autoritetet Franceze, Belge dhe Holandeze,  të koordinuara nga Europol, kanë ndërhyrë në fluksion e bisedave të të gjithë abonetëve, me anën e një paisje të re teknike (të konsideruar Trojan nga autori Thomas),  por që në fakt mjetet e përdorura kanë qenë  “Sonda përgjuese”.  Ato u vendosën në hyrje të serverave të paltformës se enkriptuar, me aftësi të tilla që të interceptojnë, në kohë reale, të gjithë trafikun e komunikimeve si dhe, njëheresh, ta  transportojnë për ruajtje, në gjendjen e kriptuar,  në datebase-t e Policive gjyqësore të grupit hetimor (France, Holande dhe Belgjike).  Gjatë këtij procesi, (të paktën për platformën SkyECC) është  aplikuar  metoda teknike që njihet si IMSI Catcher,  e cila, duke u vendosur në mes të komunikimeve, krahës përgjimeve, arriti të  marrë në kohë reale edhe Çelësat,  me të cilat u deshifruan përmbajtjet e të gjitha mesazheve të bisedave të mijëra përdoruesve.

Pra sikurse ka konkluduar Gjykata e Rajonit te Berlinit, për pltafomën EncroChat (e njëjta procedure eshte ndjekur edhe për paltformën SkyECC), përgjimi është realizuar në mënyrën massive, pa bërë dallim mes atyre që ishin nën hetim për ndonjë veprimtari kriminale (kryesisht në trafikimin e  drogave) apo të atyre abonenteve që nuk kishin qëllim përdorimin e rrjetit të enkriptuar për aktivitete kriminale (gazetare, aktiviste të të drejtave të njeriut etj). Ky lloj përgjimi, ashtu si edhe mjetet teknike që janë përdorur, nuk lejohen nga legjislacioni Gjerman (ashtu si edhe ai shqiptar dhe i shumë vendevetë tejra të BE-së e më gjere)  

Edhe nga analizat e shkrimeve te botuara ne dt 12 dhe 13 Gusht 2024,  sqarohet se Autoritetet franceze, pas nderhyrjes ne këto platforma, të dhënat e komunikimeve elektronike të përgjuara në kohë reale,  i  kanë shpërndarë,  me ndërmjetësimin e EUROPOL-it, drejt autoriteve  policore të Shteteve Anëtare të BE. Me nje program specifik, është bërë selektimi i vendodhojes se përdoruesve dhe përmbajtja e bisedave të përgjuara – në formën e transkripteve të  tyre (por edhe biseda zanore), u janë dërguar autoriteve policore të vendeve në të cilat ndodheshin përdoruesit e aplikacionit.(për abonentët shqiptarë, për të cilën Europoli ka zgjedhur të dërgojë të dhënat tek BKH, pjesë e strukturës së SPAK.

Prandaj Gjykata e Rajonit te Berlinit, pasi është njohur me Opinionin e Avokatit të GJED (Tetor 2023) nuk ka pritur të marrë përgjigje  për rastin e parë, (çështjen C-670/22),  por  ka nisur kërkesën e dytë, me pyetje të reja, të cilat rezulton se janë pranuar për shqyrtim në datën 19/04/2024.  Në vijim të pyetjeve për të cilat GJED dha përgjigje me vendimin e publikuar në datë 30/04/2024, (rezulton se  Gjykata e Berlinit i kërkon kësaj Gjykate(GJED-së) që të shqyrtojë situatat alternative faktike dhe të vendoste për sa vijon:

  • Nëse kërkesat e përcaktuara në përmbajtjes e Art. 6 të UEH-së, kërkojnë që të respektohet parimi i proporcionalitetit për lëshimin e Urdhërit Europian te Hetimit nga autoritet Gjermane ?
  • Sipas përmbajtjes e Art. 6 të UEH-së, a duhet të verifikohet pajtueshmëria e kerkimeve te  Urdhërit me percaktimet e legjislacionit Gjerman ?
  • Cilat pasoja duhet të nxirren për procedimin penal në fjalë në rast të shkeljes së rregullave të BE-së ?

Gjykata e Berlinit argumenton, në veçanti faktin se, sipas Kodit i Procedurës Penale, Gjermane,  pergjimi i kryer nga autoritet Franceze, nuk do të ishte, kurrë, i mundur nëse SERVERI i platformës së enkriptuar do të kishte qene i vendosur në territorin gjerman, prandaj në kërkesë janë ngritur dyshime në lidhje me ligjshmërinë e përdorimit të rezulateve të këtyre përgjimeve në procesin penal që po zhvillohet në Berlin.

Duke i gjetur këto problematika krejtësisht adekuate edhe në proceset penale që po zhvillohen në vendin tonë, kryesisht mbi papërdorshmërinë e të dhënave të komunikimeve të platformes SkyECC për shkak se janë mbledhur në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, vlerësoj se mund t’i shërbejnë të interesuarave dhe profesionistëve të ligjit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.