Vdekja e 61-vjeçares në Korçë, e bija: Shkoi në spital me dhimbje, por e dërguan në shtëpi

Familjarët e Tajana Dajko e cila ndërroi jetë në datën 14 Gusht akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm Vajza e djali i të

Gusht 17, 2024 - 14:45
 0
Vdekja e 61-vjeçares në Korçë, e bija: Shkoi në spital me dhimbje, por e dërguan në shtëpi

Familjarët e Tajana Dajko e cila ndërroi jetë në datën 14 Gusht akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm

Vajza e djali i të ndjerës thanë se vizitën e parë në shërbimin e urgjencës së spitalit të Korçës e kanë bërë paraditen e së mërkurës.

Sipas tyre dy mjeket kanë neglizhuar gjendjen e saj shëndetësore duke mos i ofruar shërbimin e duhur mjekësor por janë mjaftuar në gjëra të thjeshta

“Mami kishte shtrëngim të gjoksit dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë 1 qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 minuta shtrirë dhe i thanë ‘ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës’. U ul aty priti pak dhe i vajti te dera doktoreshës i tha ‘a do ma matni prapë tensionin?’ Ajo i tha; “ik se nuk ke asgjë! Ke ankth, stres”.

Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu…morëm makinën tonë dhe e çuam. Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur. Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.

Duhet të marrë masat shteti. Mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë! Ishte 61 vjeçe, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë. Kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ja bënin. Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-ja tani? Pse nuk iu bë kur ishte e gjallë? Nuk i kanë bërë asgjë! E bënë më keq”, tha vajza e viktimës.

Ndërsa djali i 61-vjeçares u shpreh:

Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja ‘më dhemb gjoksi dhe kurrizi’. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjilpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje. U ngritëm prapë dhe i tha mamaja; do më matni tensionin prapë?’. ‘Ik, Ik’, i thanë nuk ke gjë, një gjendje ankthi ke’.

Duke ardhur rrugës për në shtëpi më tha mua; po më zë më shumë tani, por do të më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda u këput.

Morëm ambulancën, pritëm të vinte, por pas 12 minutash na u tha; jemi në Bulgarec. Pastaj mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital. Te dera e spitalit i morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, që t’ja bënin shërbimet si vdiq. Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme? Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time. Asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime”.

Policia e Korçës ka lajmëruar se ka referuar kallëzimin e familjarëve në prokurorinë e Korçës për dy mjeket, ndërkohë që pritet  vijimi i hetimeve. Nga ana tjetër familjarët bëjnë të ditur se kanë tashmë në dorën përgjigjen e ekspertizës mjeko ligjore që sipas tyre tregon se vdekja ishte natyrale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.