Tensionet në veri, ushtarët e KFOR-it patrullojnë vijën kufitare Kosovë–Serbi

Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime ditën e sotme në vijën kufitare Kosovë–Serbi. Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e tilla ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale si dhe konsolidimin e stabilitetit rajonal. “Sot, ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrullime […]

Gusht 17, 2024 - 17:50
 0
Tensionet në veri, ushtarët e KFOR-it patrullojnë vijën kufitare Kosovë–Serbi

Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime ditën e sotme në vijën kufitare Kosovë–Serbi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e tilla ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale si dhe konsolidimin e stabilitetit rajonal.

“Sot, ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrullime përgjatë vijës kufitare. Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Leposaviqit.

Në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se pjesëtarët patrullues janë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ndërsa u tha se këto patrullime janë të rregullta.

“Kjo është pjesë dhe pako përbërëse e përpjekjeve të përditshme të kontingjenteve të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.