Shuhet ylli i kinematografisë botërore, Alain Delon

Ylli i kinematografisë botërore, aktori francez Alain Delon ka vdekur në moshën 88-vjeçare, njoftuan tre fëmijët e tij për AFP këtë të dielë. “Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe qeni i tij Loubo, ndjejnë dhimbje të pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e […]

Gusht 18, 2024 - 09:10
 0
Shuhet ylli i kinematografisë botërore, Alain Delon

Ylli i kinematografisë botërore, aktori francez Alain Delon ka vdekur në moshën 88-vjeçare, njoftuan tre fëmijët e tij për AFP këtë të dielë.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe qeni i tij Loubo, ndjejnë dhimbje të pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, me fëmijët dhe anëtarët e familjes së tij. Familja ju kërkon të respektoni privatësinë e tyre në këtë moment zie jashtëzakonisht të dhimbshme”,– shkruhet në deklaratën për shtyp.

Me më shumë se 90 filma në meritë, ai ka punuar me regjisorët më të mëdhenj dhe ka luajtur role që janë bërë legjendare.

Një joshës i madh i ekranit si në jetë, Alain Delon rrëmbeu zemrat e femrave më të bukura dhe ka përjetuar ndonjëherë pasione tragjike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.