Blinken në Izrael, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Gaza

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, u nis nga Shtetet e Bashkuara për në Izrael dje, të shtunën në mbrëmje, si pjesë e

Gusht 18, 2024 - 10:15
 0
Blinken në Izrael, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Gaza

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, u nis nga Shtetet e Bashkuara për në Izrael dje, të shtunën në mbrëmje, si pjesë e një përpjekjeje të re të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Sekretari amerikan i shtetit, i cili fluturoi nga baza e Forcave Ajrore Andrews në Maryland, do të zbarkojë në Tel Aviv dhe do të zhvillojë takime me zyrtarët izraelitë.

Gjatë udhëtimeve të tij të mëparshme, Blinken kishte vizituar edhe shtetet arabe në rajon. Këtë herë deri më tani nuk janë paralajmëruar ndalesa shtesë.

Ky është udhëtimi i nëntë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas kundër Izraelit.

Ky udhëtim, për të cilin kreu i diplomacisë amerikane shtyu pushimet e tij, zhvillohet pas dy ditë negociatash në Doha me qëllim arritjen e një armëpushimi, siç kërkoi presidenti amerikan Joe Biden.

Zyrtarët amerikanë pretenduan se ishte bërë përparim në bisedimet pasi një propozim i ri kompromisi, i mbështetur nga Egjipti dhe Katari, u paraqit të premten. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.