Ekzekutohet terroristi në Serbi, kishte bashkëpunuar në sulmin ndaj ambasadës izraelite

Forcat serbe të sigurisë ekzekutuan gjatë natës një person të lidhur me sulmin ndaj ambasads izraelite disa kohë më parë në Beograd. Lajmin

Gusht 18, 2024 - 15:25
 0
Ekzekutohet terroristi në Serbi, kishte bashkëpunuar në sulmin ndaj ambasadës izraelite

Forcat serbe të sigurisë ekzekutuan gjatë natës një person të lidhur me sulmin ndaj ambasads izraelite disa kohë më parë në Beograd.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm, Ivica Dacic i cili ka identifikuar vitimën si Sedan Ramoviç dhe ka thënë se ai i kishte rezistuar arrestimit.

“Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit.”- thuhej në deklaratën e ministrsisë së Brendshme serbe.

Viktima ndodhej në arrati që prej sulmit në ambasadën izraelite në qershor ku u plagos rëndë një roje i sigurië dhe u qëllua për vdekje sulmuesi. Madje për disa kohë ai ishte fshehur edhe në Kosovë.

Ramoviç i cili u vra mbrëmjen e kaluar nga policia ishte qiradhënës i sulmuesit të ambasadës i cili u vra menjëherë pas sulmit, ditën e ngjarjes.

Sedan Ramoviç ishte person me precedent të më parëshm penal dhe kishte vuajtur 13 vite dënim në brgjet serbe për terrorizëm. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.