Një shqiptar dhe tre persona të tjerë arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani, policia: Janë të rrezikshëm

Një shqiptar i Kosovës, dy gjerman dhe një bosnjak janë arratisur nga një spital psikiatrik i burgut në Gjermani, duke alarmuar policinë gjermane. Sipas mediave të huaja, mbrëmjen e së shtunës, 4 persona janë arratisur nga qendra ku ishin izoluar. Katër pacientët dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjës, teksa pas kësaj, ato janë larguar […]

Gusht 18, 2024 - 16:05
 0
Një shqiptar dhe tre persona të tjerë arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani, policia: Janë të rrezikshëm

Një shqiptar i Kosovës, dy gjerman dhe një bosnjak janë arratisur nga një spital psikiatrik i burgut në Gjermani, duke alarmuar policinë gjermane.

Sipas mediave të huaja, mbrëmjen e së shtunës, 4 persona janë arratisur nga qendra ku ishin izoluar.

Katër pacientët dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjës, teksa pas kësaj, ato janë larguar drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë, duke përfshirë përshkrime të hollësishme, foto dhe identitete të të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.

Të dënuarit e arratisur janë një shtetas boshnjak i moshës 31-vjeçare, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas kosovar i moshës 27-vjeçare.

“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm”, tha policia, ndërsa të arratisur po kërkohen me helikopter dhe qen.

Personat e arratisur:

Denis Eler, boshnjak

Moritz Kuhlborn , gjerman

Jirimias Angelo, gjerman

Beqiri Zeqir, kosovar

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.