Zjarr në fshatin Frakull i vogël në Fier, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull i Vogël, në Fier, dhe ka përshkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari. I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra, duke përfshirë edhe ullishte. Edhe pse janë në terren, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë […]

Gusht 18, 2024 - 17:20
 0
Zjarr në fshatin Frakull i vogël në Fier, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull i Vogël, në Fier, dhe ka përshkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra, duke përfshirë edhe ullishte.

Edhe pse janë në terren, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje, pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.