Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti). Moti parashikohet me vranësira mesatare e të […]

Gusht 18, 2024 - 17:55
 0
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.