Aksident në Elbasan, lëndohen rëndë dy shoferët

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Urës së Zezë në Pajovë të Elbasanit. Një automjet tip

Gusht 19, 2024 - 09:45
 0
Aksident në Elbasan, lëndohen rëndë dy shoferët

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Urës së Zezë në Pajovë të Elbasanit.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një automjet tjetër tip “Skoda”, duke shkaktuar lëndime të rënda tek të dy shoferët.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Aktualisht, gjendja e të plagosurve mbetet e paqartë, ndërsa pritet që ata të dërgohen në spital për trajtim të mëtejshëm.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.