Vjosa, si një mëkat i parezistueshëm që e fal dhe Perëndia…

Nga Ornela Çuçi Një fundjavë e gjatë në Skrapar nuk është thjesht një arratisje nga përditshmëria, por një zhytje e thellë në shpirtin e natyrës. Se jemi hallakat të gjithë në Shalë, por pa provoni një herë Osumin në Gusht. Osumi nuk është veç për rafting. Në këtë cep të virgjër të Shqipërisë, ku malet […]

Gusht 19, 2024 - 10:15
 0
Vjosa, si një mëkat i parezistueshëm që e fal dhe Perëndia…

Nga Ornela Çuçi

Një fundjavë e gjatë në Skrapar nuk është thjesht një arratisje nga përditshmëria, por një zhytje e thellë në shpirtin e natyrës. Se jemi hallakat të gjithë në Shalë, por pa provoni një herë Osumin në Gusht. Osumi nuk është veç për rafting.

Në këtë cep të virgjër të Shqipërisë, ku malet ngrihen si rojtarë të heshtur të lumit që rrjedh me ritmin e tij të përjetshëm, ndjen se edhe robi zbutet përpara prerjeve me thikë të malit si kanion, dhe bota merr frymë në një harmoni perfekte mes kanioneve, diellit dhe valëzimit të ujit, që vetëm këtu mund të përjetohet.

E gjithë kjo bukuri të përqafon dhe të thith në një realitet që është aq larg zhurmës dhe ngutjes së qyteteve, saqë çdo frymëmarrje duket e lirë, e pastër dhe e shenjtë. E kanë një lloj energjie ndryshe këto male, e Nuk di nëse është prej ketyre gjurmëve të Baba Abaz Aliut, por ta japin një ndjesi paqeje. Gjithçka ndalon – nuk ka zhurmë, nuk ka nxitim, vetëm tingujt e natyrës dhe pëshpëritjet e kanioneve që të mbrojnë nga bota e jashtme. Të qëndrosh këtu, në mes të këtij thesari natyror, është një përvojë që nuk mund të përshkruhet me fjalë – është një ndjesi që duhet të përjetohet.

Por si të shkosh? 161 km më të gjatë për tu përshkuar nga Tirana. Rruga e vetme ku më ka zënë makina, jo edhe aq nga kthesat, se sa nga evitimi me vendosshmeri i gropave që na I nxinë rrugën.

E megjithatë, ia vlen! Shumë!

E jo vetëm për natyrën. Për mikpritjen, në shtëpinë e Teta Hënës. Pasuria e kësaj nëne nuk rri vetëm në duart e saj të afta, por tek pastërtia dhe rregulli që e tejkalonte shumëfish moshën e saj e mbase edhe mundësinë trupore. Pastërtia e shtëpisë ishte aq e thellë dhe e përkryer, sa të dukej sikur çdo centimetër ishte një reflektim i një dashurie për jetën dhe për njerëzit që e kalojnë pragun e saj. Petullat e saj ishin një mekat i parezistueshëm – të shijshme dhe të buta. Nuk di se sa herë i ktheva sytë drejt tavolinës për të marrë edhe një tjetër, duke e ditur se ato petulla do të jenë një kujtim i ëmbël dhe i rëndë që do të më ndjekë gjatë gjithë verës. Mëkat me shije!

Pastaj Andi tek kantina buzë lumit. I riu që I shërben turizmit pa shkuar asnjë ditë në shtëpi në sezon. Aty rrotull ishim të vetmit shqiptarë. Francezët me sa duket ia kishin ndierë lezetin virgjerisë së këtij këndi mahnitës. Aty, tek ajo kantinë e vogël, kupton se shërbimin në turizëm e mban shpirti, jo bollëku.

E megjithatë, ky vend magjepsës kishte edhe hije të tij. Rrugët ishin gërryer per tu rregulluar ec e merre vesh kur, e një pluhur dukej se nuk do të ndalej kurrë së futuri në çdo pore të trupit. Poçat e rrugëve ishin aty, si dëshmi e një dëshire të paplotësuar për të bërë ndonjë shëtitje mbrëmjeve, por dritat e tyre nuk ndizeshin, duke lënë natën të shtrihej mbi rrugët e qytezës me një errësirë që nuk përputhej me hijeshinë e natyrës përreth –  ironi e hidhur – mes gurgullimës së lumit dhe plururit zhuritës.

Por edhe në këto rrethana, natyra dhe njerëzit e Skraparit janë ato që triumfojnë. Në këtë vend ku çdo cep të fton të zbrazësh shpirtin nga streset e përditshme dhe të mbushesh me freskinë e malit dhe lumit, mëson se ndonjëherë, është mjaftueshëm të ndalosh dhe të shijosh çdo moment, pavarësisht të metave që mund të të shoqërojnë gjatë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.