Gundogan mendon rikthimin te Manchester City
E ardhmja e Ilkay Gündogan në Barcelonë është aktualisht në ajër. Pavarësisht se mesfushori gjerman ka një kontratë me Barçën deri në qershor
E ardhmja e Ilkay Gündogan në Barcelonë është aktualisht në ajër. Pavarësisht se mesfushori gjerman ka një kontratë me Barçën deri në qershor të 2025-ës dhe të afërmit e tij sigurojnë se Gündogan nuk ka ndërmend të largohet, e vërteta është se pasiguria rreth gjermanit vazhdon të rritet.
Sipas Catalunya Ràdio në programin e saj TdT, duke cituar burime të Barçës, Gündogan thuhet se i ka kërkuar klubit të largohet dhe se ditë më parë ai kontaktoi Manchester Cityn – ekipin e tij deri në verën e kaluar – për të deklaruar rikthimin e tij në Ethiad Stadium.
I njëjti informacion detajonte se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të ishte e hapur për të përfunduar operacionin për të rikthyer Gündogan, një sezon pasi ai u largua. Paraqitja e fundit e gjermanit me “qytetarët” ishte finalja e Champions League 2022-2023 kundër Interit, ku luajti 90 minutat dhe ngriti trofeun si kapiten i skuadrës së Mançesterit.
Në fakt, ‘qytetarët’ u përpoqën të mbanin Gündogan deri në momentin e fundit, por gjermani më pas zgjodhi të nënshkruajë me Barçën. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?