Sekuestrohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 50-vjeçarja

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në […]

Gusht 19, 2024 - 11:25
 0
Sekuestrohen 41 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 50-vjeçarja

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.