Ernest Muçi e bën “sefte” në Turqi, Muriqi kthehet në një “makth” për Realin, shënon sërish ndaj kampionëve
Pavarësisht se e ka nisur sezonin e ri jo si titullar, Ernest Muçi po përpiqet të tregojë veten në kampionatin turk. Në ndeshjen
Pavarësisht se e ka nisur sezonin e ri jo si titullar, Ernest Muçi po përpiqet të tregojë veten në kampionatin turk. Në ndeshjen e javës së dytë skuadra e tij Beshiktash fitoi 4 me 2 kundër Antaliaspor dhe fanitazisti i kombëtares kuqezi shënoi golin e fundit që vulosi fitoren e dytë sezonale të skuadrës së madhe të Stambollit.
Muçi u fut në fushën e lojës në miniutën e 88 në vend të portugezit Rafa Silva dhe 7 minuta më vonë, në fundin e shtesës ishte i saktë në finalizim përballë portierit kundërshtar. Për Muçin këto ishin minutat dhe goli i parë sezonal, pasi edhe në superkupën e fituar ndaj Gallatasaritm, edhe në duelin hapës të superligës ndaj Samsuspor ai nuk u aktivizua. Pista e transferimit në Angli mbetet ende e hapur për Ernest Muçin.
Ndërkohë një tjeter shqiptar, sikurse Vedat Muriqi shkëlqeu në javën që lamë pas në futbollin europian. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ndali Realin e yjeve në La Liga në një barazim 1 me 1 që këta të fundit morën në Majorka. Ishullorët janë kthyer në një makth per madrilenët, e aq më teper që Muriqi është ai që i ka shënuar disa herë skuadrës Los Blankos në sezonet e fundit.
Skuadra e Ancelotit kaloi e para në avantazh me anë të Rodrigos në minuitënen 13. Mirëpo, Pirati, sikurse thërritet ndryshe shtatlarti Muriqi ndëshkoi kampionët e Spanjës dhe të Europës falë një gjuatje të sakte me kokë në minitën e 53, duke e detyruar Realin të humbasë dy pikë që startin e sezonit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?