Ekstradohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar, i dënuar me 14 vjet burg

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ekstradohet 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve

Gusht 19, 2024 - 14:50
 0
Ekstradohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar, i dënuar me 14 vjet burg

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ekstradohet 48-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.