VIDEO / Stuhia godet Vlorën, moti i keq boshatis plazhet

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë këtë mesdite edhe qytetin e Vlorës. Deri më tani, nuk raportohet për probleme të mëdha në qytet, ndërkohë që moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës. Fillimjava ishte parashikuar […]

Gusht 19, 2024 - 15:00
 0
VIDEO / Stuhia godet Vlorën, moti i keq boshatis plazhet

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë këtë mesdite edhe qytetin e Vlorës.

Deri më tani, nuk raportohet për probleme të mëdha në qytet, ndërkohë që moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës.

Fillimjava ishte parashikuar me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash. Ashtu siç edhe ndodhi mesditën e kësaj të hëne, ku nga moti i keq u prek edhe qyteti u Vlorës me reshje intensive të shiut, por edhe erë të fortë.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Durrësin, duke detyruar pushuesit të mos frekuentojnë vijën bregdetare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.