Policia reagon për plagosjen në Tiranë: Efektivi e qëlloi 45-vjeçarin për motive të dobëta

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e 45-vjeçarit Lorenc Kosta në Tiranë. Në një njoftim bëhet me dije se

Gusht 19, 2024 - 15:40
 0
Policia reagon për plagosjen në Tiranë: Efektivi e qëlloi 45-vjeçarin për motive të dobëta

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e 45-vjeçarit Lorenc Kosta në Tiranë. Në një njoftim bëhet me dije se efektivi Erjon Goxhara, plagosi Kostën për motive të dobëta, pasi dyshohet se ai i ka ngacmuar partneren.

Njoftimi:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.