Niveli i euros “normalitet i ri”/ Ekspertët ndikim në dobësimin e euros, fluksi i turistëve dhe remitancat

Leku vijon të fitojë pikë kundrejt monedhës europiane e cila e ka nisur javën me dobësim. Në bazë të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 99,71 lekë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vend. Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur […]

Gusht 19, 2024 - 16:05
 0
Niveli i euros “normalitet i ri”/ Ekspertët ndikim në dobësimin e euros, fluksi i turistëve dhe remitancat

Leku vijon të fitojë pikë kundrejt monedhës europiane e cila e ka nisur javën me dobësim. Në bazë të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 99,71 lekë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vend. Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6.3 milionë turistë.

Niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.

Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.